Botë

Dëgjohen shpërthime në Tel Aviv

Tel Aviv

Në Tel Aviv janë dëgjuar shpërthime masive, ka raportuar BBC-ja, derisa alarmet e rrezikut janë aktivizuar më pas.

Mediumet izraelite raportuan se janë dëgjuar edhe shpërthime në disa qytete të tjera.

Ushtria izraelite është duke vëzhguar situatën.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do t'i vazhdojë luftimet për sjelljen e pengjeve në shtëpi, qofshin të gjallë apo jo.

Në fjalimin e përvjetorit të sulmit të Hamasit, Netanyahu ka thënë se s'do të heqë dorë në asnjë mënyrë, duke theksuar se “do të vazhdojë luftën për të penguar çdo kërcënim të ardhshëm ndaj shtetit izraelit”.

“Ne nuk do të heqim dorë”, ka deklaruar ai.

Lexo përditësimet tjera
Benjamin Netanyahu

Liderët e Izraelit zotohen t’i vazhdojnë luftimet

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do t'i vazhdojë luftimet për sjelljen e pengjeve...