Botë

DASH-i i shqetësuar me lajmin se Polonia u godit nga raketat ruse

Departamenti i Shtetit i SHBA-së i ka quajtur shqetësuese raportimet se raketat ruse kanë goditur një fshat të Polonisë, raporton Reuters.

Raportohet se dy persona kanë vdekur nga goditja me raketa ruse në Poloni.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, u ka thënë gazetarëve se SHBA-ja është duke punuar të kuptojë më tepër për ngjarjen dhe për të koordinuar hapat e mëtutjeshëm.

Patel ka shtuar se SHBA-ja është duke diskutuar me Qeverinë e Polonisë dhe aleatët në lidhje me këtë.