Shefi i Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, dhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, kanë marrë pjesë në seancën plenare të Konferencës së 11-të Ndërkombëtare të Sigurisë të organizuar nga Rusia, shkruan Danas.
Konferenca u hap nga sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev. E më pas fjalën e kishte, presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, që ishte mysafir nderi.
Milorad Dodik ka thënë se populli serb u bë viktima e parë e hegjemonisë së faktorëve perëndimor dhe NATO-s.
“Agresioni i parë i NATO-s u krye kundër Republikës Sërpska, pastaj Serbisë, pastaj vendeve të tjera”, ka thënë ai para të pranishmëve.
Në këtë manifestim në Moskë, përveç Serbisë dhe entitetit të Bosnjë-Hercegovinës, Republika Sërpska, mori pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve të Maqedonisë së Veriut, deputeti Ivan Stoilkoviq.
Pjesëmarrësit e konferencës diskutojnë tema që lidhen me sigurinë kombëtare, rajonale dhe globale.
Kishte delegacione nga 90 vende, ndërsa shefi i BIA-s, Vulin, ishte gjithashtu i ftuar nderi.
Pjesëmarrja e Vulinit dhe Daçiqit në këtë konferencë ishte bërë pa ndonjë paralajmërim. Analistët serbë kanë thënë se pjesëmarrja e tyre pa njoftim tregon qartazi presionin e Perëndimit që Serbia të rreshtohet krah tyre.
"Zemrat në Moskë, xhepat në Bruksel", ka shkuar në Twitter korrespodentja e KievPost, Ivana Stradner, që e ka njoftuar pjesëmarrjen e Daçiqit e Vulinit në kryeqytetin rus. "Njerëzit duhet ta dinë të vërtetën e hidhur për Dodikun e Vuçiqin", ka shtuar ajo.
Wow! Moscow hosts the International Security Conference. ?? Telegram reports that the Director of Serbian intelligence agency, Vulin is there!
— Ivana Stradner ???? (@ivanastradner) May 24, 2023
Patrushev addressed the audience, then Serb leader from Bosnia and Herzegovina, Milorad Dodik said that “the Serbian people became the… pic.twitter.com/G8kSBvaxEf