Botë

Çmimi i arit sërish rritet

ari

Foto: Getty Images

Çmimi i arit në bursa ndërkombëtare ka arritur në vlera rekorde mbi 2412 dollarë për ons (28 gramë), mbi rekordin e së martës.

Që nga fillimi i vitit 2024, çmimi i arit është rritur për 14 për qind.

Ekspertët janë ndarë në parashikimet për të ardhmen e arit sivjet.

Vlerësohet se në rritjen e vlerës së arit po ndikojnë blerjet e bankave qendrore dhe tensionet gjeopolitike.

Ari dhe normat e interesit tradicionalisht kanë ndërlidhje negative mes vete. Nuk është e garantuar, por arit i rritet vlera kur bien normat e interesit dhe anasjelltas.