Botë

Çfarë spikasin protestat anti-mbyllje në Gjermani

Gjatë të dielës së fundit protestuesit po kalonin përgjatë njërës prej rrugicave që lidhin dy prej rrugëve të rëndësishme të Berlinit. Ata e quajnë veten “Querdenker”, “mendimtarë të fjalëpërfjalshëm”. Për ata që nuk i njihnin këta protestues, mund t’ua kenë kujtuar fashistët, megjithëse disa prej tyre ishin me koka të rruara. Ishin tinejxherë, gra të moshuara që përziheshin me kalimtarët dhe me burrat e shtresës së mesme punëtore, me fytyra të mbështjella me shami, në të cilat shkruante “f’ck masks”, të përcjellë nga policia për reagim në raste trazirash. Ata u takuan me banorë vendas dhe me antifashistë veshur me të zeza, e të cilët brohorisnin “Nazistët jashtë!”

“Patriotizmi kushtetues”

Protestat e përjavshme po joshin një gamë të gjerë të tendencave ideologjike, prej atyre që kërkojnë jetë hipish deri te “qytetarët e Rajhut”, një grup i së djathtës ekstreme që denoncon legjitimitetin e Republikës Federale të pasluftës. Tjera nuk është se janë të lidhur me ndonjë kauzë, porse hallin kryesor e kanë mbijetesën në kohë të krizës së madhe ekonomike, megjithëse mbështetja për bizneset dhe individët sipas standardeve evropiane është relativisht bujare në Gjermani.

E veçanta e “Querdenker” – që vazhdon të mbetet lëvizje e vogël, me anketimet që tregojnë se kundërshtohen nga 85 për qind e gjermanëve të anketuar – është se ata e paraqesin veten jo si mohues, por si mbrojtës të rendit kushtetues të vendit. Si skeptikë të vendimit të Qeverisë për të kufizuar liritë personale gjatë reagimit ndaj pandemisë, ata pretendojnë se “elitat në Berlin po ngjallin gjuhën e kohës së para Ligjit Themeltar të vitit 946 – kushtetuta gjermane – dhe se po e mbysin shpirtin dhe kuptimin e së drejtës së tyre për liri të shprehjes dhe liri të mbledhjes”, thekson Paul Betts, historiane e Evropës në Universitetin e Oksfordit.

Pjesa më e madhe e gjuhës për të drejtat qytetare pa dyshim se është e pasinqertë. Prapëseprapë gjuha e kushtetutshmërisë është mjet kyç i shprehjes së kundërshtimit ndaj masave COVID-19, duke ilustruar kështu se kultura politike e Gjermanisë bazohet në “patriotizmin kushtetues”, koncept i popullarizuar prej filozofit gjerman, Jurgen Habermas, në vitet tetëdhjetë. Sipas Habermasit, shtetësia gjermanoperëndimore më nuk do të mund të bazohej në etni dhe territor, por në vend të kësaj duhet të vihej mbi themelet e vlerave universale në kushtetutën e pasluftës, me theks të veçantë në sundimin e rendit liberal dhe demokratik.

“Wo sind die Toten?”

Në mungesë të një historie të vetme kombëtare ose konsensuale - asnjëra nuk mund të bëhej në Gjermaninë e ndarë – patriotizmi kushtetues ua lejoi gjermanoperëndimorëve të profetizonin përkatësinë pa ndonjë lidhje me trashëgiminë e gjakut ose nacionalizmit së dheut. Dhe një prej gjykatësve të kushtetueses do ta theksonte se Ligji themeltar jo vetëm që ofronte një antidot për konceptin nazist të shoqërisë. Por parimet e tij ia mundësuan gjithashtu Gjermanisë Federale që edhe një herë të radhitej në mesin e “kombeve të civilizuara”.

“Querdenker” dhe Alternativa për Gjermaninë (AfD), që gjithashtu kundërshton masat, nuk frikësohen për ta përdorur retorikën që të rrokin vëmendjen. Krahasimet që ata spikasin me epokën naziste janë për shumicën e gjermanëve të rrezikshme. Në një park në qendër të Berlinit, ka një grafit me mbishkrimin: “Wo sind die Toten? (Ku janë të vdekurit?) 23/03/1933 = 18?11/2020” mbi kokat e tinejxherëve.

Me Ligjin e mundësisë të vitit 1933, që i dha Adolf Hitlerit kompetenca të pakufizuara për ta delegjitmuar Ligjin e mbrojtjes nga infektimi, ligj i miratuar së fundmi kundër koronavirusit, shkarravinat të kujtojnë pjesën më të madhe të retorikës radikale në politikën gjermane prej marsheve anti-islamike të nxitura nga kriza e refugjatëve e vitit 2015.

Grafiti ngjall krahasime ndërmjet Ligjit të mbrojtjes nga infektimi dhe Ligji i mundësisë të nxitura nga debatet parlamentare të deputetëve të AfD-së. Disa ditë më vonë një 22-vjeçare nga qyteti Kassel e krahasoi veten me heroinën e rezistencës neonaziste, Sophie Scholl, duke e nxitur të deklaronte se gruaja “po trivializonte Holokaustin”, pamje që u bënë virale në krejt Gjermaninë. Qëllimi i këtyre paraleleve është i qartë: të paraqitet Qeveria e kancelares Angela Merkel si kërcënim për kushtetutën dhe liritë civile me socializmin kombëtar.

Analogjitë naziste

Analogjitë naziste të përdorura nga politikanët që mundohen ta nxjerrin veten si të rëndësishëm jo vetëFm që nuk janë të gabuara, por edhe qesharake, një përpjekje dëshpëruese për relevancë në kohën kur Merkeli po i afrohet përfundimit të mandatit të saj mot me mbështetje rekorde, larg më e mbështetur se çdo politikan tjetër gjerman (pas pesëmbëdhjetë vjetësh në kancelari). Partia e saj, Unioni Kristiandemokrat, është në rrugë që të marrë edhe mandatin e pestë me radhë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar, bashkë me një kandidat të ri për kancelar.

Megjithatë, gjuha e të drejtave kushtetuese është shprehja parësore e kundërshtimit ndaj masave të koronavirusit, duke ilustruar kështu fuqinë e patriotizmit kushtetues në Gjermani. Edhe ata që mendojnë se kufizimet e Qeverisë janë të domosdoshme dhe të duhura, përbëjnë shkelje të lirive civile. Për gjermanolindorët, ngjallet kujtesa e përgjimeve masive të Stasit të epokës komuniste. Një prej ish-disidenteve, Angelika Barbe, që më vonë do të zgjidhej edhe deputete, krahasoi qeverinë aktuale me Partinë e Unitetit Socialist që e kishte kundërshtuar.

Shumica dërrmuese e gjermanëve i besojnë qeverisë dhe janë të gatshëm të heqin dorë prej lirive të tyre për të mirën më të madhe – përkohësisht. Dhe më së miri e ka përmbledhur Andreas Vosskuhle, ish-president i Gjykatës Kushtetuese Federale, kur argumentoi në debatet e gjalla fillestare të pandemisë se legjitimiteti i masave të mbylljes demonstrojnë se gjermanët janë bërë patriotë kushtetues. \ Analizë e “New Statesman”