Botë

Çfarë lloje të mineraleve ka Ukraina?

Ukraina - mineralet

Foto: Associated Press

Ukraina ka njoftuar se 5 për qind e “materialeve kritike” të botës janë në dispozicionin e saj, raporton BBC.

Në kuadër të këtyre mineraleve janë: 

- 19 milionë tonë rezerva të grafitit, që mund të përdoren për të prodhuar bateritë e makinave elektrike

- Një e treta e depozitave të litiumit për të gjithë Evropën, komponent kyç në prodhimin e baterive aktuale.

- Depozita të rëndësishme të mineraleve të rralla të tokës, që përdoren për të prodhuar armë, turbina të ajrit, pajisje elektrike dhe produkte të tjera vitale për botën bashkëkohore.

- Para agresionit rus të nisur tre vjet më parë, Ukraina gjithashtu kishte prodhuar 7% të titaniumit në nivel botëror, i cili përdoret praktikisht për gjithçka, prej centraleve elektrike deri tek aeroplanët.

Sipas ministres ukrainase të Ekonomisë, Yulia Svyrydenko, burime në vlerë prej 350 miliardë dollarësh janë nën kontrollin e Rusisë që prej pushtimit të filluar në vitin 2022.
Të martën është raportuar për arritjen e marrëveshjes mes SHBA-së e Ukrainës për mineralet dhe se do të firmoset të premten.