Botë

Çfarë dihet e çfarë jo për tarifat e Trumpit

Donald Trump

Foto: Associated Press

  • Planet për vendosjen e tarifave pritet të shpaloset nga presidenti amerikan më vonë të mërkurën. Tek pati paralajmëruar vendosjen e tyre, presidenti amerikan Donald Trump e pati quajtur të mërkurën “Dita e çlirimit”.

  • Më herët në mars, Trumpi pati thënë se tarifat do të jenë reciproke – pra SHBA-ja do t’i tarifojë shtetet njësoj siç ia bëjnë ato SHBA-së.

  • Ditë më vonë, gjithsesi, ai u tha gazetarëve se numri mund të jetë më i vogël sesa tarifat e shteteve të tjera.

  • Ende nuk dihet kush do të preket, apo a do të jenë tarifat të njëjta për të gjithë

  • Por dihet se një tarifë e re prej 25% për veturat që importohen në SHBA do të hyjë në fuqi që nga e enjtja. Ndërsa për pjesët e veturave kjo do të hyjë në fuqi në muajt në vazhdim.

  • Disa tarifa tashmë janë duke u implementuar – një tarifë ishte vendosur ndaj importeve të çelikut dhe alumin. Trumpi po ashtu ka vendosur tarifa ndaj të gjitha mallrave të importuara prej Kinës për 20 për qind.

  • Kanadaja i është përgjigjur me 25 për qind tarifë ndaj aluminit dhe çelikut amerikan, ndërsa Kina me 10-15 taksë ndaj disa mallrave bujqësore.

  • Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se është i gatshëm të përballet me tarifat.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

Bota në pritje të tarifave masive të Trumpit

Presidenti amerikan, Donald Trump do të publikojë të mërkurën serinë e fundit të tarifave në Shtëpinë...