ICBM-të konsiderohen të kenë një rreze minimale prej 5,500 kilometrash, por disa versione mund të shkojnë shumë më larg, më shumë se 9,000 kilometra, sipas Qendrës për Kontrollin e Armëve dhe Mospërhapjen, raporton CNN.
ICBM-të mund të lëshohen nga mjete lëshimi të lëvizshme dhe mund të jenë me karburant të ngurtë ose të lëngshëm. ICBM-të me karburant të ngurtë konsiderohen më të rrezikshëm pasi mund të lëvizin dhe lëshohen më shpejt se ato me karburant të lëngshëm.
Raketa e parë ICBM u lëshua në vitin 1957 nga Bashkimi Sovjetik i atëhershëm. Shtetet e Bashkuara e pasuan në vitin 1959.
LEXO EDHE: