Një burrë në Ugandë raportohet se është gjetur me 24 kafka njerëzish dhe që mund t’i ketë përdorur për sakrifica njerëzore. Ai përballet me dënim me burgim të përjetshëm, raportoi BBC.
Mbetje të kafshëve janë gjetur po ashtu në faltoren e Ddamulira Godfrey në Kampala.
Policia ende po kërkon në faltoren e tij me shpresën që të gjejë mbetje njerëzore të tjera.
Godfrey pretendon se është mjek popullor, por Shoqata e Mjekëve Tradicionale e shtetit e ka distancuar veten prej tij.
Nuk është hera e parë që Uganda tronditet nga lajme të tilla.
Muajin e kaluar, policia ka zbuluar 17 kafka njerëzore në një faltore në distriktin Mpigi.
Të dyja zbulimet janë lidhur me sakrifikimin e njerëzve për qëllime të ritualit.
Disa njerëz në shumë shtete afrikane besojnë se gjësende të krijuara nga pjesë të trupit të njeriut i sjellin fat të mirë, për shembull si pasuri, ose përkundrazi t’i mallkojnë armiqtë e tyre.