Botë

Burgim i përjetshëm për sulmin me bombë në Rusi ndaj shkrimtarit nacionalist

Alexander Permyakov

Foto: Associated Press

Një gjykatë ruse ka dënuar një burrë me burgim të përjetshëm për sulmin me bombë në veturë që lëndoi seriozisht shkrimtarin nacionalist Zakhar Prilepin, transmeton agjencia “AP”.

Prokurorët pretendojnë se sulmi me bombë në majin e vitit 2023 në rajonin Nizhny Novogorod është kryer me direktivat e shërbimit sekret të Ukrainës. Prilepin u lëndua seriozisht dhe shoferi i tij vdiq në sulmin. 

Alexander Permyakov është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai është nga rajoni lindor ukrainas Donbas dhe dikur kishte luftuar për separatistët e mbështetur nga Rusia. 

Prilepin është i njohur për mbrojtjen si të rebelëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës që u ngritën në vitin 2014 dhe po ashtu për pushtimin rus të Ukrainës që nisinë shkurt të vitit 2022.