Botë

Burgim i përjetshëm për amerikanin që vrau prindërit e vëllain

police

Një burrë në Phoenix është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e prindërve dhe vëllait të vogël.

Brandon Lujan, 37-vjeçar veteran i marinës, u akuzua se gjuajti me armë tri viktimat në gusht 2021 pas një përplasjeje për shkak të dëbimit të tij nga shtëpia e prindërve.

Lujan u shpall fajtor për tri akuzat për vrasje të shkallës së parë.

Policia pati thënë se dy vëllezërit ishin përleshur në shtëpi para se Brandoni ta nxirrte armën dhe ta qëllonte disa herë, raportoi AP.

Më pas, ai qëlloi nënën dhe babanë e tij.

Pas vrasjeve, ai kishte shkuan në një spital dhe u kishte treguar për vrasjet çka më pas çoi Policinë në vendngjarje.