Botë

Britania i jep dritën e gjelbër vdekjes së asistuar

Qindra njerëz u mblodhën para objektit të Dhomës së Përfaqësuesve për të kërkuar që projektligji për vdekjen e asistuar të kalojë

Qindra njerëz u mblodhën para objektit të Dhomës së Përfaqësuesve për të kërkuar që projektligji për vdekjen e asistuar të kalojë

Dhoma e Përfaqësuesve në Britaninë e Madhe e ka kaluar me shumicë projektligjin për vdekje të asistuar të premten.

330 anëtarë të Dhomës votuan pro këtij projektligji, ndërsa 275 ishin kundër.

Tash projektligji do të pasohet nga muaj diskutime parlamentare përpara se të bëhet ligj.

Sipas projektligjit, të rriturit me më pak se gjashtë muaj jetë do t'u jepet e drejta të vdesin.

Vdekja e asistuar, ose eutanazia, është legale në Belgjikë, Kanada, Kolumbi, Ekuador, Luksemburg, Holandë, Zelandë të Re, Spanjë dhe Australi.