Botë

Britania e Madhe paralajmëron Francën se mund të hakmerret për kërcënimet

Britania e Madhe mund të përgjigjet nga ana tjetër nëse Franca vazhdon me kërcënimet mes një mosmarrëveshjeje mbi të drejtat e peshkimit pas Brexit, ka thënë sekretari i mjedisit, George Eustice, duke paralajmëruar se "dy shtetet mund të luajnë në atë lojë".

Franca ka thënë se mund të ndalojë zbarkimin e anijeve britanike nëse mosmarrëveshja mbi licencat nuk zgjidhet deri të martën.

Eustice tha se gjuha e përdorur nga zyrtarët francezë ishte "ngacmuese". Ai shtoi se po e ngrit çështjen në Komisionin Evropian, ndërsa ambasadori i Francës është thirrur për bisedime.

Një anije peshkimi britanike u kap nga Franca dhe një tjetër u gjobit gjatë kontrolleve në Le Havre të enjten.

Autoritetet franceze thanë se anija e ndaluar, Cornelis Gert Jan, nuk kishte licencë. Kjo është mohuar nga pronari i saj, Macduff Shellfish i Skocisë.

Ministrat britanikë u takuan të enjten për të diskutuar situatën dhe kuptohet se po shqyrtojnë një "gamë opsionesh" për t'u hakmarrë.