Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, ai ka vlerësuar përpjekjet e Trumpit për të arritur një marrëveshje për paqe në Ukrainë dhe rreth botës, por ka shtuar se duhet ta bëjnë siç duhet.
Ai ka deklaruar se “Ne duhet të fitojmë paqen, dhe kjo është çfarë duhet të bëjmë, sepse nuk mund të jetë paqe që shpërblen agresorin... duke i dhënë kurajë regjimeve si në Iran, ne pajtohemi se historia duhet të jenë në anën e paçebërësit, dhe jo pushtuesit, pra shanset duhet të jenë më të larta”.
Rreth shpenzimeve të mbrojtjes ai ka shtuar se “në këtë epokë të re, ju keni të drejtë Evropa duhet të zgjohet... dhe Britania është e gatshme plotësisht”, duke ju referuar rritjes së shpenzimeve në mbrojtje.
Ndërsa rreth përfshirjes së Britanisë në marrëveshjen e paqes në Ukrainë ai ka deklaruar se “jam i qartë se Britania e Madhe është e gatshme të hyj me trupa dhe avionë për të mbështetur një marrëveshje, duke punuar bashkë me aleatët tanë, sepse ajo është mënyra e vetme që paqja të zgjasë”.
Trump: Armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës do t’i hapte një marrëveshjeje afate gjate
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se ai dhe kryeministri i Britanisë, Keir Starmer kanë diskutuar rreth hapave për të arritur armëpushimin në luftën e Ukrainës gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë.
“Sa diskutova me kryeministrin, Starmer, hapi i radhës që do të bëjmë është drejt një armëpushimi shumë të arritshëm, shpresojmë se ajo mund të ndodh shpejt”, ka deklaruar Trumpi gjatë konferencës për media me liderin britanik.
“Kjo do të hapë rrugën për marrëveshje paqeje afat gjatë që do të rikthej stabilitetin në Evropën Lindore dhe me shpresë se do të siguroj se lufta të tilla të tmerrshme nuk do të ndodhim kurrë në tokën evropiane, ose askund tjetër”, ka shtuar Trumpi.
Rreth marrëveshjes për minerale me Ukrainën, presidenti ka deklaruar se SHBA-ja pritet të nënshkruaj nesër në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe se marrëveshja “do të ofroj bazën për një marrëdhënie të ardhshme më të qëndrueshme” në mes SHBA-së dhe Ukrainës.
Përgatiti: Shkëlzen Dema
