Britania e Madhe dhe Franca do ta mbështesin “për aq kohë sa duhet”, ka thënë sekretari i jashtëm i Britanisë, David Cameron.
TheGuardian ka raportuar të martën se Cameron i ka kërkuar Perëndimit të jetë i durueshëm për ritmin e përparimeve ushtarake të Ukrainës.
Shqetësimet janë rritur në lidhje me mbështetjen globale e me konfliktin në Lindjen e Mesme që e ka larguar vëmendjen nga Ukraina.
Cikli zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në 2024-s, sipas njohësve, do të ulë edhe më interesimin perëndimor mbi luftën në Ukrainë.
Në anën tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ushtria e tij s’i ka përmbushur plotësisht pritjet në luftë me agresionin rus. E, presidenti rus, Vladimir Putin, është shprehur ditë më parë se Rusia s’e ka ndërruar strategjinë e luftës.