Botë

Brenda Al-Aksas, myslimanët frikësohen se po e humbin kontrollin e vendit të shenjtë

Në tokën e kompleksit Al-Aksa, një nga vendet më të nderuara në islam dhe judaizëm, një ekuilibër delikat që qeveris këtë vend të shenjtë është nën tendosje.

Vetëm myslimanët lejohen të luten në tokën e shenjtë të njohur si Al Haram Al Sharif nën një marrëveshje status quo të arritur mbi një shekull më parë. Vizitorët që nuk janë myslimanë lejohen ta vizitojnë në kohë të caktuara dhe vetëm zona të caktuara të kompleksit, shkroi CNN.

Por, shumë në botën islame kanë frikë se e drejta për të qenë adhuruesit e vetëm në vendin e shenjtë po thyhet ngadalë nga një lëvizje në rritje e ekstremit të djathtë hebre.

Në këtë kompleks policia e Izraelit bëri dy bastisje brenda 24 orësh javën e kaluar. Videot treguan policinë izraelite që rrihte besimtarët myslimanë që bërtisnin nga dhimbjet. Policia tha se bastisi xhaminë pasi njerëzit barrikaduan veten brenda dhe hodhën gurë mbi ta.

Dhuna aty shkaktoi sulme me raketa nga Libani dhe Gaza për të cilat Izraeli fajësoi militantët palestinezë. Izraeli u përgjigj me sulme ajrore.

Pa zbatuar marrëveshjen e status quo-së, ekziston frika se një rajon tashmë i trazuar mund të dalë jashtë kontrollit.