Një zyrtar në autoritetin palestinez të Bregut Perëndimor të okupuar, e ka mirëpritur të mërkurën njoftimin nga Norvegjia, Irlanda dhe Spanja se do ta njohin shtetin palestinez, në një lëvizje që po konsiderohet si historike.
Ammar Hijazi, ministër palestinez për Çështjet Multilaterale, ka thënë se “ky është një mesazh befasues i mbështetjes për të drejtën e njerëzve palestinezë për vetëvendosje, pavarësi dhe shtetësi, e cila është e panegociueshme”, raporton AP.
“Ne besojmë se është po ashtu një mesazh i befasishëm kundër aparteidit, kolonializmit dhe gjenocidit”, ka shtuar ai.
Disa shtete të Bashkimit Evropian kanë nënkuptuar në javët e fundit se janë duke planifikuar të bëjnë njohjen, duke argumentuar se një zgjidhje me dy shtete është thelbësore për zgjatje të paqes në rajon.
Rreth 140 shtete e kanë njohur tashmë shtetin palestinez, më shumë se dy të tretat e anëtarëve të OKB-së, por asnjë prej fuqive të mëdha perëndimore.
Lëvizja e shteteve të BE-së së fundmi për ta njohur shtetin palestinez, mund të bëjë më shumë presion mbi superfuqitë e kontinentit, Francën dhe Gjermaninë që ta shqyrtojnë pozitën e tyre.
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Kat, ka urdhëruar ambasadorët e Izraelit në Norvegji dhe Irlandë që të kthehen menjëherë në Izrael.
LEXO EDHE: