Ka shqetësime në Brazil për ndotje të ujit pasi një urë u shemb në veri këtë fundjavë, duke i çuar kamionët që transportonin mijëra litra pesticide dhe acid sulfurik në lumin poshtë.
Katër persona vdiqën dhe mbi dhjetë të tjerë janë të zhdukur.
Nuk dihet ende qartë se sa kimikate kanë mundur të rridhnin nga kontejnerët, por operacionet e zhytësve në lumë janë ndalur deri kur situata të qartësohet, raportoi BBC.
Tetë automjete u fundosën në lumë, përfshirë tre kamionët me kimikate.
Njerëzit përreth janë paralajmëruar që të mos kenë kontakt me ujin nga lumi. Operacionet e shpëtimit po bëhen nga varkat. Katër trupat që u nxorën përfshinin një 11-vjeçare.