Kryeministri francez, Michel Barnier ka thënë gjatë mbledhjes së Asamblenë Kombëtare të mërkurën se shkarkimi i tij nga detyra nuk do t'i zgjidhë problemet financiare të vendit.
“Kemi arritur në një moment të së vërtetës, përgjegjësisë”, ka thënë ai, duke shtuar se “duhet të shikojmë realitetin e borxhit tonë”, raporton BBC.
“Nuk është kënaqësi që unë propozoj masa të vështira”, ka shtuar Barnier.
Ai ka mbrojtur gjithashtu kalimin e buxhetit për vitin 2025 pa konsultim parlamentar, duke thënë se ka punuar me të dy dhomat e parlamentit për të zhvilluar dokumentin.
Barnier ka shtuar se “nuk ka frikë” se do ta votojnë dhe se “rrallë ka pasur frikë” në karrierën e tij të gjatë politike.
Ai ka shtuar se nëse mbahet në pushtet, është i gatshëm të punojë në mënyrë konstruktive me këdo.
Në përfundim të fjalimit të tij, Barnier ka thënë se ka qenë "një nder" që ka shërbyer si kryeministër.
