Shërbimi Emergjent i Ukrainës ka shpërndarë një video ku shihet një bombë e pashpërthyer OFAB 500, duke u nxjerrë nga një kompleks banesor në qytetin Chernihiv.
Shërbimi Emergjent ka thënë se tri bomba të tilla janë larguar brenda një dite, duke u dashur kujdes i madh për largimin e tyre.
Përndryshe është raportuar se në natën e të shtunës është bombarduar nga forcat ruse një ndërtesë nëntëkatëshe në Chernihiv, si pasojë e të cilit sulm ka vdekur së paku një person dhe janë lënduar disa tjerë.