Botë

“Bogdana-B”, artileria ukrainase që po shkatërron ushtrinë ruse

Artileria ukrainase në fushëbetejë

Trupat ukrainase thonë se më shumë sukses po i qëllojnë caqet ruse nëpërmjet artilerisë që vetë e kanë zhvilluar, të quajtur Bogdana-B.

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar një video ku shfaqet përdorimi i kësaj artilerie kundër trupave ruse, teksa thanë se vetëm gjatë vitit të kaluar janë prodhuar mbi 150 sisteme të tilla artilerie.

“Bogdana është sistemi i parë i artilerisë ukrainase. Shtrirja dhe prodhimi i saj po zgjerohet me shpejtësi. Vetëm gjatë vitit të kaluar, Ukraina ka prodhuar mbi 150 sisteme artilerie. Është më tepër se të gjitha vendet e NATO-s bashkërisht. Sivjet, Forcat e Mbrojtjes nisën të marrin një version paraprak të Bodganës”, ka shkruar në Facebook ushtria e presidentit Volodymyr Zelensky.

Një tank rus i goditur me "Bogdana-B"

Këtë artilerie, Ukraina po e konsideron “armë moderne me rimorkio”.

Kjo armë bartet nëpërmjet kamionëve ushtarak nëpër fushëbeteja ku Ukraina e shfrytëzon për t’i qëlluar caqet e Rusisë.

VIDEO: