Botë

Bluza me imazhin e Trumpit duke ngritur grushtin pas atentatit vihen në shitje në Kinë

Bluzat me pamjen e Donald Trumpit

Bluzat me pamjen e Donald Trumpit

Imazhet e sulmit ndaj Donald Trumpit janë shpërndarë nëpër faqet e para të mediave të botës dhe janë publikuar në shumë cepa të internetit: ish-presidenti Donald Trump, me gjakderdhje nga veshi, me dorën e djathtë të shtrënguar në një grusht, mbi agjentët e Shërbimit Sekret që e rrethuan pasi u qëllua.

Dhe tani këto pamje janë të disponueshme në bluza për vetëm 4 dollarë në platformat e tregtisë elektronike të Kinës, raporton AP.

Gjatë fundjavës, shitësit kinezë u hodhën në veprim në Taobao dhe JD.com, dy platformat më të mëdha të tregtisë elektronike të vendit, për të përfituar nga imazhet, pas një atentati ndaj Trumpit në një tubim elektoral të shtunën, në Pensilvani.

“Make America Great Again”, lexohej në një bluzë, sipas pamjeve që qarkulluan në internet. 

"Gjuajtja më bën më të fortë", shkruhej në një tjetër.

Bluzat përdorën një sërë fotosh që kapën momentin.

Ndërsa njerëzit në mbarë botën e njohin fuqinë e imazheve, prodhuesit kinezë janë veçanërisht më se të gatshëm për ta shndërruar në një produkt, diçka që është në trend. 

Të hënën, shumë prej bluzave nuk gjendeshin lehtë, me një kërkim për "Trump T-shirt" në JD që nuk tregonte rezultate dhe në Taobao që tregonte bluzat e tjera të Trumpit.

Foto: Evan Vucci/Associated Press