Një gjykatë federale e Apelit ka lëshuar urdhër që ndalon Teksasin nga arrestimi i emigrantëve që hyn ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa orë pasi Gjykata Supreme i dha dritën e gjelbër këtij ligji, shkruan The Guardian.
Vendimi i Apelit vjen disa javë pasi një panel në të njëjtën gjykatë i hapi rrugë Teksasit ta zbatojë ligjin, i njohur si SB4, duke vendosur në pauzën vendimin e një gjyqtari më të ulët.
Por të mërkurën, Apeli e hoqi nga pauza dhe urdhëroi ndalimin e zbatimit të ligjit.
Më herët të martën, Gjykata Supreme kishte lejuar Teksasin të fillonte zbatimin e ligjit që i jep policisë kompetenca për të arrestuar emigrantët që kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.
Urdhri i Gjykatës Supreme hodhi poshtë kërkesën urgjente nga administrata Biden, e cila thotë se ligji është shkelje e qartë e autoritetit federal që do të shkaktonte kaos.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, kishte lavdëruar ligjin që lejon çdo oficer policie në Teksas të arrestojë emigrantët për hyrje të paligjshme dhe autorizon gjyqtarët që t'i urdhërojnë ata të largohen nga SHBA-ja.
Gjykata e Lartë nuk adresoi nëse ligji është kushtetues dhe masa iu dërgua Gjykatës së Apelit, që ndaloi zbatimin e tij.