Ndërtesa e Universitetit të Oksfordit është mbyllur për shkak të okupimit nga grupet e protestave pro-palestineze.
Aksioni i Oksfordit për Palestinën (OA4P) ka organizuar një protestë në zyrat e universitetit në sheshin Wellington, raporton BBC.
Grupi po kërkon një takim me universitetin, për t’i rishikuar politikat e tij lidhur me konfliktin Izrael-Gaza.
Një numër i madh i forcave policore është parë në vendngjarje.
BBC-ja raporton se qindra njerëz kanë mbetur jashtë ndërtesës, pasi po u ndalohet hyrja nga policia.
Disa prej protestuesve janë brenda ndërtesës dhe një flamur palestinez është vendosur jashtë një dritareje, bashkë me një listë të kërkesave.
Universiteti nuk i është përgjigjur ende kërkesës së protestuesve.
Më shumë se 35,000 njerëz janë vrarë në ofensivën e Izraelit në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.
Izraeli hedh poshtë akuzat se po angazhohet në akte gjenocidale në fushatën e tij në Gaza dhe ka këmbëngulur se ka të drejtë të mbrohet pas inkursionit të armatosur nga Hamasi më 7 tetor.