Ukraina do të jetë në gjendje të qëndrojë e fortë ushtarakisht, ka theksuar sekretari i Shtetit, Antony Blinken, duke vënë në dukje se më shumë se 20 vende janë zotuar ta vazhdojnë ndihmën ushtarake dhe financiare për vendin edhe nëse SHBA-ja do ta tërhiqte ndihmën e saj nën udhëheqjen e një presidenti tjetër, raporton Associated Press.
Blinken për herë të parë adresoi drejtpërdrejt mundësinë që ish-presidenti Donald Trump të fitonte zgjedhjet e nëntorit dhe të tërhiqej nga angazhimet ndaj Ukrainës.
SHBA-ja, nën presidentin Joe Biden, ka qenë mbështetësi më i rëndësishëm në betejën më shumë se dyvjeçare të Ukrainës kundër forcave pushtuese ruse.
Shqetësimet për tërheqjen e SHBA-së nën një president të ri janë ngritur qëkur Trumpi kishte kritikuar publikisht mbështetjen dhe mbrojtjen e SHBA-së për Ukrainën.