Botë

Blinken: Ne nuk kërkojmë konflikt, por jemi gati nëse vjen tek ne

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka thënë se NATO-ja nuk po kërkon konflikt, por ka shtuar se nëse konflikti vjen tek shtetet e NATO-s, atëherë ato janë të gatshme të mbrohen.

Blinkeni i ka bërë këto deklarata mëngjesin e së premtes, para një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s dhe BE-së në Bruksel.

“NATO nuk kërkon të mos ketë konflikt, por nëse konflikti vjen tek ne, ne jemi gati për të dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s", ka thënë Blinkeni.

Ai ka shtuar se çdo aleat po i vjen në ndihmë Ukrainës në një mënyrë a një tjetër, duke kontribuuar kështu siç ka thënë në forcimin e Ukrainës.

“Thënë thjesht, në vazhdën e agresionit të paprovokuar dhe të paramenduar të Rusisë kundër Ukrainës, kjo aleancë u bashkua me shpejtësi, unitet dhe vendosmëri, duke nisur menjëherë grupin e punës së reagimit të shpejtë, duke vënë në zbatim planet e graduara për të vazhduar për të forcuar sigurinë e NATO-s. Çdo aleat në një mënyrë apo tjetër po i vjen në ndihmë Ukrainës, çdo aleat në një mënyrë apo tjetër po ndihmon në forcimin e vetë NATO-s”, ka thënë Blinken.