Botë

Blinken: Izraeli veproi në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të dielën se ka raste kur Izraeli ka “vepruar në kundërshtim me detyrimet e tyre sipas të drejtës ndërkombëtare” në luftën në Gaza duke iu referuar një raporti të publikuar nga Administrata Biden të premten. 

Forcat izraelite u futën më thellë në qytetin jugor të Gazës, Rafah të dielën dhe luftuan me Hamasin në një pjesë të veriut të shkatërruar që ushtria njoftoi  se e kishte pastruar muaj më parë, por ku militantët janë rigrupuar. 

Paralajmërimet vazhduan kundër ofensivës në rritje në Rafah, e konsideruar si streha e fundit në Gaza për më shumë se një milion civilë, si dhe bastioni i fundit i Hamasit, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”. Rreth 300 mijë njerëz janë larguar nga Rafah pas urdhrave të evakuimit nga Izraeli, i cili thotë se duhet të pushtojë për të shpërbërë Hamasin dhe për të kthyer shumë pengje të marra në sulmin e 7 tetorit kundër Izraelit që shkaktoi luftën.