Botë

Blinken: Harrisi është zë udhëheqës në politikën e jashtme të SHBA-së

Antony Blinken dhe Kamala Harris

Antony Blinken dhe Kamala Harris

Foto: Associated Press

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se zëvendëspresidentja Kamala Harris ka qenë një zë kryesor në politikën e jashtme të SHBA-së dhe është një figurë thellësisht e respektuar në mbarë botën.

"Unë e kam parë atë të komandojë një dhomë plot me liderë botërorë”, ka deklaruar Blinken, duke shtuar se ajo është dikush që bën "pyetje depërtuese dhe është e fokusuar intensivisht në interesat e popullit amerikan", raporton BBC.

Duke folur me gazetarët të martën, ai ka thënë se Joe Bideni tani është i fokusuar intensivisht në detyrat e tij si president për gjashtë muajt e ardhshëm, duke përfshirë përpjekjen për të sjellë një zgjidhje për luftën e vazhdueshme Izrael-Gaza dhe trajtimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Mbetet nderi i jetës sime të punoj për presidentin Biden”, është shprehur Blinkeni. 

LEXO EDHE: