Bjellorusia ka liruar tre të paraburgosur, përfshirë një shtetas amerikan, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë të mërkurën.
Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka konfirmuar se janë liruar tre persona përfshirë “një amerikan dhe dy bjellorusë, një prej të cilëve punonte gazetar për Radio Evropën e Lirë”, transmeton "The Guardian".
Liderja e opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya ka postuar në rrjete sociale duke treguar se aktivistja Alena Maushuk ishte në mesin e të liruarve dhe se ka probleme shëndetësore, ndërsa ka shtuar se tre të liruarit janë në Vlinius të Lituanisë.
Në mesin e të liruarve është edhe Andrey Kuznechyk, gazetar i “Radio Evropës së Lirë”.
“Është ditë e gëzueshme për Andreyn, bashkëshorten e tij, dhe dy fëmijët e tij. Pas më tepër se tri vjetëve të ndarë, familja është bashkuar sërish falë presidentit Donald Trump”, ka thënë presidenti i Radio Evropës së Lirë, Stephen Capus.
Ambasadori i SHBA-së në Lituani, Kara McDonald, ka thënë për “CNN” se është “ditë e madhe prë Amerkën, për presidentin, dhe për sekretarin e shtetit”.