Botë

Bjarni Benediktsson pritet të bëhet kryeministër i ri i Islandës

Bjarni Benediktsson

Bjarni Benediktsson

Bjarni Benediktsson, ka thënë të martën se ai do të bëhet kryeministri i ri i Islandës, duke zëvendësuar Katrin Jakobsdottir, e cila javën e kaluar ka njoftuar se do të tërhiqet për të garuar për presidente, raporton transmetuesi publik RUV.

Benediktsson, kreu i Partisë së Pavarësisë pro-biznesi, aktualisht shërben si ministër i Jashtëm dhe më parë shërbente si kryeministër në qeverinë jetëshkurtër, nga janari deri në nëntor të vitit 2017, raporton Reuters.

Ai merr drejtimin në një kohë pasigurie në Islandë pasi shpërthimet e fundit vullkanike shkaktuan evakuimin e pacaktuar të mijëra njerëzve, duke shtuar presionet mbi një ekonomi që tashmë përballet me inflacion të lartë dhe norma interesi në rritje.

Benediktsson ka shërbyer gjithashtu si ministër i Financave në qeverinë e Jakobsdottir, ku ai ndërmori hapat e parë për të frenuar pronësinë e shtetit mbi sektorin bankar më shumë se një dekadë pasi industria shpërtheu gjatë krizës financiare të vitit 2008.