Sipërmarrësi britanik i teknologjisë, Mike Lynch, raportohet se është në mesin e të zhdukurve si pasojë e fundosjes së një jahti luksoz në brigjet e Sicilisë, në orët e para të së hënës, kanë thënë burimet për Reuters.
Lynch njihet si një biznesmen i fuqishëm në industrinë e IT-së.
Lynch bashkëthemeloi kompaninë softuerike “Autonomy” në Kembrixh në vitin 1996, e cila u zgjerua me shpejtësi për t'u bërë një nga firmat kryesore të teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar.
Suksesi i kompanisë së tij bëri që ajo t'i shitej gjigantit kompjuterik “Heëlett-Packard” për 11 miliardë dollarë në 2011.
Por blerja u shpërbë shpejt, pasi u bënë pyetje në lidhje me çmimin e madh.
Vetëm një vit më vonë, HP vlerësoi vlerën e Autonomy në 8.8 miliardë dollarë, duke thënë se Lynch e kishte ekzagjeruar vlerën e saj.
Pasuan vite betejash ligjore, të cilat kulmuan me prokurorët amerikanë që ngritën akuza kundër Lynch në vitin 2018.
Prokurorët e akuzuan atë për rritjen e vlerës së firmës dhe ai ishte ekstraduar përfundimisht në SHBA në vitin 2022 për t'u përballur me gjyqin - një proces që kulmoi në qershor me lirimin e tij.
LEXO EDHE: