Botë

Biserko: Beogradi e rrëzoi Gjukanoviqin

Sonja Biserko

Presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko ka deklaruar se Beogradi ka bërë çmos “ta heqë” Milo Gjukanoviqin në Mal të Zi, pasi që i pengon orientimi i këtij shteti.

“Jo për arsye që ai ndodhet për aq shumë vjet në pushtet, pasi që Serbisë nuk i pengon as Milorad Dodiku dhe as Vladimir Putin. Nuk iu pengon, natyrisht, as Vuçiqi, por iu pengon orientimi i Malit të Zi. Fjala është për pavarësinë e këtij shteti, anëtarësimin në NATO dhe synimin për inkuadrim të shpejtë në BE”, ka thënë ajo.

Në një intervistë për radion sarajevase, Biserko ka thënë se “nga Serbia është ndërmarrë ofensivë me përkrahjen e Rusisë dhe se në Mal të Zi kanë hyrë shuma të mëdha parash”.