Bisedimet e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit janë në “ngërç”, ka thënë të martën zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Katarit, Maji dal Ansari.
Ai ka deklaruar se Izraeli po vendosë "qëllime joreale" dhe nuk po tregon "asnjë udhërrëfyes drejt përfundimit të kësaj lufte", raporton AP.
Al Ansari pranoi se kishte pasur një "rivlerësim" mbi rolin e Katarit si ndërmjetës në javët e fundit pasi u përball me kritika të gjera nga mediat dhe politikanët izraelitë atje.
Megjithatë, ai ka thënë se Katari do të vazhdonte në punën e tij, ndonëse ka theksuar se shteti i tij “nuk dëshiron të jetë i përdorur ose i abuzuar si ndërmjetës”.
Ai e ka përshkruar palën izraelite si “pa udhërrëfyes” se si të ndalet lufta derisa vazhdon të depërtojë më thellë në Rafah, qyteti në jug të Gazës, ku shumë njerëz janë strehuar për t’u ikur luftimeve 7-mujore në pjesët e tjera të rripit.
Edhe Katari edhe Egjipti kanë shërbyer si ndërmjetës në negociatat për luftën, gjatë të cilës ndodhi vetëm një armëpushim, në nëntor.
Në këtë periudhë u liruan disa pengje në këmbim të disa palestinezëve që mbaheshin në burgjet e Izraelit.