Botë

Bideni shpjegon pse u tërhoq nga gara për president

Joe Biden

Joe Biden

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se hoqi dorë nga gara presidenciale sepse kishte frikë se beteja brendapartiake mbi kandidaturën e tij do të ishte një “shpërqendrim i vërtetë” për demokratët dhe se prioriteti i tij ishte ta mposhte Donald Trumpin.

Në intervistën e parë që kur u tërhoq nga gara, Bideni ka thënë se nuk kishte “asnjë problem serioz” me shëndetin e tij. Për performancën e dobët në debat ai e ka arsyetuar me atë se kishte qenë sëmurë atë kohë, duke larguar çdo shqetësim për moshën e tij.

“Ne duhet, ne duhet, me duhet ta mposhtim Trumpin”, ka thënë ai për “CBS News”.

Bideni ka shtuar demokratët mendonin se ai do t’i dëmtonte.

“Një numër kolegësh demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat menduan se unë do t’i dëmtoja në garë. Dhe unë isha i shqetësuar se nëse qëndroja në garë, ajo do të kthehej në çështje... mendova se do të jetë shpërqendrim i vërtetë”, ka thënë ai.