Botë

Bideni po planifikon ta ndalojë TikTok-un në SHBA

Administrata Biden po zhvillon rregullore të reja që mund të vendosin bazat për të ndaluar TikTok-un dhe aplikacione të tjera në pronësi kineze që paraqesin shqetësime për sigurinë kombëtare, pas revokimit të urdhrave të administratës Trump, që kërkonin të ndalonin aplikacionet.

Departamenti i Tregtisë po shqyrton komentet mbi rregullat e propozuara që do të zgjeronin mbikëqyrjen e qeverisë mbi aplikacionet që mund të shfrytëzoheshin "nga kundërshtarët e huaj për të vjedhur ose për të marrë të dhëna ndryshe", sipas një dosjeje federale.

Rregullat mund të lejojnë Departamentin e Tregtisë të kërkojë që aplikacionet t'i nënshtrohen auditimeve, duke lejuar shqyrtimin e pavarur të kodit të tyre burimor dhe të dhënave të tjera që ata mbledhin.

“Departamenti i Tregtisë nuk ka ende një afat kohor se kur do të finalizohen rregullat. Në ndërkohë, Komiteti i Investimeve të Huaja në Shtetet e Bashkuara, i cili peshon rreziqet e sigurisë të marrëveshjeve të biznesit, ka një rishikim të vazhdueshëm të shërbimit”, ka thënë Saloni Sharma, një zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për The Washington Post, transmeton Koha.net.

TikTok ka shpërthyer në popullaritet gjatë pandemisë, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga politikëbërësit amerikanë se mund të jetë një armë e fuqishme për Kinën në luftërat globale të informacionit. Kjo ka krijuar një telash për administratën e Bidenit, e cila ndan shqetësimet për këto aplikacione, por ka kërkuar të gjejë një rrugë përpara që mund t'i rezistojë sfidave ligjore.

“Administrata Biden beson se disa vende, duke përfshirë Republikën Popullore të Kinës (PRC), kërkojnë të përdorin teknologjitë dixhitale dhe të dhënat e amerikanëve në mënyra që paraqesin rreziqe të papranueshme të sigurisë kombëtare, ndërsa avancojnë kontrollet dhe interesat autoritare”, ka thwnw Sharma në një deklaratë.