Presidenti amerikan, Joe Biden, po përballet me presion të ri për t'u larguar për shkak të moshës së tij, derisa aktiviteti i tij i fushatës aktualisht është ndalur për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Dy demokratët kryesorë në Kongresin e SHBA-së, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer dhe udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, raportohen të dy nga mediat amerikane se e kanë takuar atë privatisht për të shprehur shqetësimet për kandidaturën e tij, raporton BBC.
Nancy Pelosi, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, raportohet gjithashtu se i ka thënë atij se nuk mund ta mposht Donald Trumpin në zgjedhjet e nëntorit.
Në njoftimin për prekjen e tij nga Covid-19 të mërkurën mbrëma, Shtëpia e Bardhë ka thënë se 81-vjeçari po përballet me simptoma të buta.
Karine Jean-Pierre, sekretarja e tij e shtypit, ka thënë se presidenti është vaksinuar dhe përforcuar. Ai ka rezultuar pozitiv për Covid dy herë më parë.
Bideni është parë më herët gjatë ditës duke vizituar mbështetësit në Las Vegas dhe duke folur në një ngjarje. Ai anuloi një fjalim të fushatës më vonë gjatë natës.
Jean-Pierre ka thënë se presidenti planifikon të izolohet në shtëpinë e tij në Delaëare duke kryer "të gjitha detyrat e tij plotësisht".
Vetë Bideni më vonë në një postim në X falënderoi të gjithë për "urimet e mira" dhe tha se do të "punonte për të kryer punën për popullin amerikan" ndërsa ishte duke u shëruar.
LEXO EDHE: