Botë

Bideni ndan Medaljen e Lirisë për Hillary Clintonin

bill clinton, hillary clinton

Dekorata më e lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ndahet ish-sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.

Presidenti Joe Biden do t’ua ndajë mirënjohjet 19 personave, për t’ua njohur arritjet në politikë, kulturë dhe art.

Medalja Presidenciale e Lirisë do t’i takojë, pos Clintonit edhe futbollistit Lionel Messi, frontmenit të grupit U2, Bono, dhe filantropit George Soros.

Vendimi për t’i ndarë dekoratë Clintonit është vazhdimësi e lidhjes familjare mes Bidenëve dhe Clintonëve. Bideni ishte vlerësuar me një çmim nga Clinton Global Citizen Award vitin e shkuar në New York. Pasi kishte pranuar këtë çmim, Bideni e kishte falënderuar ish-sekretaren e Shtetit “për mënyrën se si i ka ndihmuar dhe mënyrën se si ka folur për të”.

“Nuk mund ta them, por mund ta pyesësh Jillin (gruan). Unë, gjithsesi, të dua”, pati thënë Bideni.