Botë

Bideni “i bindur” se republikanët do ta votojnë pakon ndihmëse 60-miliardëshe

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka garantuar homologun e tij ukrainase se pako e ndihmës ushtarake prej 60 miliardë dollarëve prej Ukrainës do të vijë së shpejti, raporton “BBC”.

Masat ende duhet të kalojnë në votimin final në Kongres, por Biden i ka thënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, se është i bindur se do të aprovohet edhe në Kongres pakoja ushtarake.

Zelensky të shtunën kishte bërë apel urgjent për më tepër armë për të evituar një “situatë katastrofike” në Evropë.

SHBA-ja ka fajësuar mungesën e përkrahjes nga Kongresi për tërheqjen e Ukrainës nga beteja në qytetin Avdiivka.

Marrja e Avdiivkas është fitorja e parë e madhe e Rusisë që kur mori Bakhmutin në maj.