Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se do t'i drejtohet kombit të mërkurën në orën 20:00 nga Zyra Ovale.
Në një postim në X, Bideni ka thënë se do të flasë për "ato që pritet të ndodhin dhe se si do ta përfundoj punën për popullin amerikan".
Ai pritet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë nga Delaware mbrëmjen e së martës, ku ka qenë i izoluar për shkak të COVID-19.
Bideni ka deklaruar të dielën se do t'i drejtohej popullit pas njoftimit për tërheqje nga gara për president.