Botë

Bideni do të votojë sot në Delaware

Joe Biden

Foto: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të votojë sot për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, raporton “BBC”. Bideni do të votojë në një qendër votimi në Delaware. Ai është përcaktuar t’i bashkohet miliona amerikanëve tjerë që kanë votuar më herët, pasi votimi i hershëm është i mundshëm si me postë ashtu edhe në mënyrë fizike në shumicën e shteteve në SHBA. 

Biden hoqi dorë nga rikandidimi më herët këtë vit dhe i dha mbështetje zëvendëspresidentes Kamala Harris që ta trashëgojë atë në post. Harris është kandidate e demokratëve për zgjedhjet e 5 nëntorit ndërsa do të sfidohet nga kandidati republikan Donald Trump.