Joe Biden do të takohet për herë të fundit këtë javë në cilësinë e presidentit, me presidentin kinez, Xi Jinping ndërsa ai përgatitet t'ia dorëzojë frenat e marrëdhënies dypalëshe më të rëndësishme në botë, presidentit të sapozgjedhur Donald Trump në janar.
Takimi është i caktuar për të shtunën, në margjinat e një samiti të liderëve të Paqësorit në Peru. Ky do të jetë takimi i tretë mes dy liderëve që kur Bideni mori detyrën, raporton CNN.
Zyrtarë të lartë amerikanë e përshkruajnë takimin si një moment për reflektim midis dy burrave, marrëdhënia e të cilëve filloi më shumë se një dekadë më parë në një udhëtim të gjatë nëpër Kinë.
Gjithsesi takimi i tyre përfundimtar do të jetë në hije nga rezultatet e zgjedhjeve të javës së kaluar.
Trumpi do ta marrë detyrën duke premtuar një linjë të ashpër ndaj Kinës dhe tashmë ka vendosur një varg “skifterësh” ndaj superfuqisë aziatike në pozicione kyç, përpara betimit të tij në janar, duke parashikuar një marrëdhënie të diskutueshme në vitet në vijim.