Botë

Bideni do ta takojë Zelenskyn në Shtëpi të Bardhë

Joe Biden dhe Volodymyr Zelensky

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do ta presë në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka raportuar TheGuardian të enjten.

Bideni është shprehur se e mirëpret Zelenskyn, duke thënë se për gati tri vjet, SHBA-ja e ka mbledhur botën “për të qëndruar me popullin ukrainas, derisa mbrojnë lirinë e tyre nga agresioni rus”.

Në një reagim, Bideni ka shtuar se Shtetet e Bashkuara po e trajtojnë me prioritet mbështetjen e Ukrainës ndaj luftës me Rusinë.

Takimi mes Bidenit e Zelenskyt do të zhvillohet në një periudhë kur presidenti ukrainas përpiqet t’i mbështesë qëllimet e luftës së vendit të tij. Administrata Biden ka bërë me dije se do t’i zgjerojë stërvitjet ushtarake për pilotët ukrainas të avionëve F-16.

Kjo qeverisje ka thënë se do t’i sigurojë Ukrainës municion me rreze të gjatë veprimi.