Botë

Bideni dhe Zelensky do të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe sigurie, thotë Shtëpia e Bardhë

Volodymyr Zelensky dhe Joe Biden

Volodymyr Zelensky dhe Joe Biden

Foto: Associated Press

 

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky do të nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe sigurie ndërmjet Ukrainës dhe SHBA-së të enjten, kur dy presidentët të takohen, në margjinat e samitit të Grupit G7.

Qëllimi do të jetë që Rusisë t’i dërgohet sinjali për vendosmërinë amerikane për mbështetjen ndaj Kievit, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë të mërkurën. 

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, u ka thënë gazetarëve se marrëveshja nuk do t'i angazhonte trupat amerikane drejtpërdrejt në mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë – një vijë e kuqe e tërhequr nga Bideni, i cili ka frikë se mos futet në konflikt të drejtpërdrejtë midis fuqive të armatosura bërthamore. 

“Ne duam të tregojmë se SHBA-ja mbështet popullin e Ukrainës, se ne qëndrojmë me ta dhe se do të vazhdojmë të ndihmojmë në adresimin e nevojave të tyre të sigurisë. Kjo marrëveshje do të tregojë vendosmërinë tonë”, ka deklaruar Sullivan.

Ai e quajti marrëveshjen një "urë" kur Ukraina të ftohet për t'u bashkuar me aleancën e NATO-s - një prioritet afatgjatë i Zelenskyt për të cilin aleatët kanë thënë se fillimisht do të kërkojë fundin e luftës Rusi-Ukrainë.

LEXO EDHE: