Presidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar të martën se ka vendosur të shtyjë një udhëtim të planifikuar në Gjermani dhe Angola, për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë për të monitoruar uraganin "Milton", i cili po godet në bregun e Gjirit të Floridës.
"Unë thjesht nuk mendoj se mund të jem jashtë vendit në këtë kohë”, ka thënë Bideni nga Shtëpia e Bardhë, raporton AP.
Bideni paralajmëroi se "Milton" "mund të jetë një nga stuhitë më të këqija në 100 vjet" dhe ai po punon për të rritur reagimin e qeverisë federale.
Presidenti ka thënë se njerëzit në rrugën e stuhisë duhet të dëgjojnë zyrtarët lokalë dhe të evakuohen.
Nuk është ende e qartë se kur mund të riplanifikohet udhëtimi i Bidenit jashtë shtetit.
Ai kishte premtuar se do të shkonte në Afrikë gjatë mandatit të tij, i cili përfundon në janar.
Ai po planifikonte gjithashtu të mbante një samit mbi luftën në Ukrainë me dhjetëra vende aleate në bazën ushtarake amerikane në Gjermani “Ramstein”.
LEXO EDHE: