Botë

Biden: SHBA-ja do të rikthejë përpjekjet për armëpushim në Gaza

Joe Biden

Foto: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka shkruar në mediat sociale se gjatë ditëve në vijim SHBA-ja do të rikthejë shtytjen për një armëpushim në Gaza.

Bideni ka thënë se kjo do të bëhet pa Hamasin në pushtet, raporton The Guardian.

“Gjatë ditëve në vijim, Shtetet e Bashkuara do të bëjnë një shtytje tjetër me Turqinë, Egjiptin, Katarin, Izraelin dhe të tjerët për të arritur një armëpushim në Gaza me pengjet e liruara dhe një fund të luftës pa Hamasin në pushtet”, ka shkrur Biden.

Përpjekjet e një viti të SHBA-së për të ndërmjetësuar një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit nuk kanë pasur sukses që nga një pauzë e shkurtër në luftime dhe lirimi i disa pengjeve që zgjati nga 24 nëntori 2023 deri më 30 nëntor 2023.

Zyrtari i Hamasit, Sami Abu Zuhri i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters të mërkurën se grupi "është i interesuar të arrijë një marrëveshje që i jep fund luftës në Gaza", por, ai pohoi se "problemi ishte gjithmonë me Netanyahun, i cili gjithmonë i ka shpëtuar arritjes së një marrëveshjeje”.