Vladimir Putini është betuar të martën si president i Rusisë për herë të pestë. Para rusëve, ai deklaroi se Moska është është e hapur për të zhvilluar raporte me Perëndimin në kushte të barabarta.
“Sistemi shtetëror i Rusisë duhet të jetë rezistues ndaj çdo kërcënimi dhe sfide. Ne jemi një popull i bashkuar dhe i madh dhe së bashku do t’i kapërcejmë të gjitha pengesat, do të sjellim në jetë gjithçka që kemi planifikuar. Së bashku do të jemi fitimtarë
Putini sot betohet si president për herë të pestë
Presidenti rus, Vladimir Putin, do të betohet të martën në ceremoninë e vazhdimit të mandatit të pestë në krye të Rusisë, shkroi TheGuardian.
71-vjeçari ka sunduar Rusinë që nga fillimi i shekullit, e në mars të këtij viti fitoi edhe një mandat gjashtëvjeçar, pasi zgjedhjet presidenciale i fitoi bindshëm, në një proces që shtetet perëndimore e cilësuan të kapur.
Një autokolonë luksoze do ta dërgojë Putinin në Pallatin e Madh të Kremlinit në Moskë, e inaugurimi do të transmetohet direkt në shumicën e kanaleve televizive kryesore ruse.
Pas mbërritjes, ai do të ecë nëpër korridoret e pallatit dhe do të bëjë betimin. Ai pritet të mbajë një fjalim para rusëve.
Pos Francës, vendet e tjera evropiane përfshirë Poloninë, Gjermaninë dhe Republikën Çeke kanë thënë se nuk do të dërgojnë përfaqësues të tyre në këtë ceremoni, për shkak të tensioneve të shtuara për luftën në Ukrainë.
Autoritetet ukrainase një ditë më parë iu bënë thirrje vendeve aleate të mos e njohin Putinin si presidentin legjitim, duke thënë se fitorja e tij dërrmuese me 87 për qind të votave ishte e manipuluar dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut.
Një ditë para vazhdimit të detyrës, Putini dha urdhër për stërvitje ushtarake ku do të përfshihen edhe stërvitje për armë bërthamore taktike.
Ukraina këtë e quajti “shantazh bërthamor”.