Qeveria gjermane ka akuzuar miliarderin amerikan, Elon Musk, të hënën se po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e saj të shkurtit me artikuj që mbështesin partinë e ekstremit të djathtë "Alternativa për Gjermaninë" (AfD), raporton Reuters.
Musk, i cili do t'i shërbejë administratës së re të Donald Trump si një këshilltar i jashtëm, përcaktoi AfD-në si shpresën e fundit të Gjermanisë në një artikull për gazetën “Welt am Sonntag” që bëri që redaktorja e opinioneve të jepte dorëheqjen pas reagimeve të shumta.
Musk, personi më i pasur në botë, ka mbrojtur të drejtën e tij për t'u ndikuar në politikën gjermane për shkak të "investimit të tij të rëndësishëm" dhe ka vlerësuar qasjen e AfD-së ndaj rregullimit, taksave dhe derregullimit të tregut.
Në opinionin e tij Musku shkruan se vetëm AfD-ja mund ta shpëtojë Gjermaninë.
“Portretizimi i AfD-së si ekstremistë të krahut të djathtë është qartësisht i rremë, duke marrë parasysh që Alice Weidel, liderja e partisë, ka një partnere të gjinisë së njëjtë nga Sri Lanka! A ju duket si Hitleri? Ju lutem!”, shkroi Musk ndër të tjera.
LEXO EDHE: