Komisioni i Bashkimit Evropian u është përgjigjur raportimeve se Rusia po synon lehtësim të sanksioneve si pjesë e një armëpushimi detar në Ukrainë.
Komisioni ka njoftuar të mërkurën se një nga parakushtet kryesore për heqje të sanksioneve do të ishte “tërheqja pa kushte e të gjitha forcave ushtarake ruse” nga Ukraina, ka raportuar “The Guardian”.
“Përfundimi i agresionit të paprovokuar dhe të padrejtë në Ukrainë dhe tërheqja pa kushte e të gjitha forcave ushtarake ruse nga i gjithë territori i Ukrainës do të ishte një nga parakushtet kryesore për të ndryshuar apo larguar sanksionet”, ka deklaruar zyrtarja e BE-së, Paula Pinho, në një përgjigjeje ndaj kërkesave ruse.
“Rusia tani duhet të demonstroj vullnet të vërtetë politik për të përfunduar luftën e pa provokuar dhe ilegale, dhe se provoj ka dëshmuar se Rusia duhet të gjykohet nga veprimet e saj dhe jo nga deklarimet e saj”, ka shtuar ajo.
Më herët Rusia ka kërkuar që një pjesë e sanksioneve nga Perëndimi të largohen para se të fillohen bisedimet për armëpushimin detar me Ukrainën.
Kjo ndodhi orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se të dy palët janë pajtuar për të ndaluar sulmet në Detin e Zi, në marrëveshje të ndara.
Kremlini ka deklaruar se marrëveshja do hyjë në fuqi vetëm kur një pjesë e sanksioneve ndaj bankave ruse të largohen.
Kërkesat përfshijnë largimin e sanksioneve në bankën e agrikulturës “Rosselkhozbank” dhe rilejimi i qasjes në sistemin ndërkombëtar të pagesave “Swift”.