Botë

BE-ja hap bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë

Liderët evropianë kanë vendosur t’i hapin bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian me Ukrainën dhe Moldavinë dhe t’i japin statusin e kandidatit Gjeorgjisë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur vendimin fitore për shtetin e tij dhe Evropën, raportoi BBC.

“Kjo është fitore për Ukrainën. Fitore për të gjithë Evropën. Një fitore që motivon, inspiron dhe forcon”, ka thënë Zelensky.

Një zëdhënës i Charles Michelit, presidenti i Këshillit Evropian, ka thënë se pajtimi ishte unanim.