Botë

Baerbock do të shkojë në Izrael për të ndihmuar në depërshkallëzim të situatës me Iranin

Annalena Baerbock

Annalena Baerbock

Foto: Associated Press

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, ka pritur të martën në një takim në Berlin, ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman Safadi.

Baerbovk ka bërë të ditur se do të udhëtojë më vonë të martën për në Izrael, në përpjekje për të ndihmuar në depërshkallëzim të situatës së tensionuar, pas sulmit të Iranit në fundjavë mbi Izraelin, dhe për të paraqitur mbështetje të Gjermanisë për Izraelin në këtë krizë, raporton AP.

Ajo u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të parandalojnë që konflikti ushtarak të shpërndahet në shtete të tjera në rajon, dhe po ashtu ka bërë thirrje për sanksione të reja kundër Iranit. 

“Do të sigurojë partnerët tanë izraelit për solidaritetin e plotë të Gjermanisë. Dhe ne do të diskutojmë se si të parandalohet eskalimi edhe më tutje”, ka deklaruar Baerbock.

Duke iu referuar sulmit të Iranit, ministrja gjermane ka thënë se do të kërkojë sanksione të mëtejme për Iranin nga Bashkimi Evropian, duke vënë në dukje konkretisht programin e vendit me dron. 

Baerbock po ashtu ka thënë se do ta shfrytëzonte vizitën në Tel Aviv për të kërkuar sërish që më shumë ndihmë humanitare të lejohet të hyjë në Gaza.

Ajo e ka dënuar dhunën së fundmi në Bregun Perëndimor duke bërë thirrje në të dy anët, edhe te izraelitët edhe te palestinezët që të evitojnë eskalimin.